Ronaldo: Ndaj Gallatasayt e kemi të lehtë

Ylli portugez i Real Madrid Kristiano Ronaldo ka bërë të qartë se sfida e të mërkurës ndaj Gallatasarajit do të jetë një mundësi e mirë për Real Madrid që t'i afrohet më shumë finales së Chempions Ligë për të fituar trofeun e 10-të në historin e këtij klubi."E dimë të gjithë që këtu në Madrid, të gjithë duan trofeun e dhjetë dhe ai është një objektivi kryesor i klubit. Të gjithë ne lojtarët e dimë rëndësinë që ka fitorja në Ligën e Kampioneve, por e kam thënë që duhet ti marrim gjërat me radhë që në fund të realizojmë objektivin tonë", tha ai.Në lidhje me paraqitjet e fundit në të skuadrës madrilene numri 1 i kësaj skuadre Ronaldo theksoi se: " Kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit. fitoret ndaj Barcelones dhe  Mançester Junajtid na kanë rritur moralin dhe na kënë bërë të mendojmë se ne mund të rivalizojmë kundër çdo skuadre pa asnjë problem. Gjërat po ecin mjaft mirë për ne, pasi kemi fituar më shumë besim në vetvete. Përballja ndaj Gallatasarait është shumë e rëndësishme për ne dhe sigurisht që do të jem i përqendruar duke kërkuar të ndihmoj skuadrën drejt një tjetër fitore".Në lidhje me vështirsitë që paraqet sifida ndaj Turqve Ronaldo u shpreh: "Ne duhet të jemi të kujdesshëm sidomos në mbrojtje. E dimë që Gallatasaraj është një skuadër që sulmon shumë dhe kjo është pozitive për ne pasi kundërsulmet tona janë të shpejta dhe mund ti zëmë në befasi. Kur një skuadër luan hapur kundër nesh, atëherë kemi më shumë mundësi për të fituar ndeshjen. Kjo do të jetë një ndeshje shumë e hapur por edhe shumë e ekuilibruar pasi kundërshtari ka lojtarë me eksperiencë si Shnajder dhe Drogba që mund të jenë një rrezik më tepër për ne".