Conte: Ndaj Bayernit do shohim edhe nivelin e skuadrës

Trajneri i Juventusit Antonio Konte ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Bajern Mynih, duke shpjeguar se Juventusi i tij do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ndonëse bavarezët shihen si favoritë të kësaj supersfide.Në deklaratën e tij para ndeshjes numri 1 i pankinës Bardhezi deklaroi se: "Nuk kemi ardhur rastësisht në këtë pikë të turneut, pasi ne kemi eleminuar kampionet në fuqi dhe e meritojmë të jemi këtu. Ne do të luajmë futbollin tonë ashtu siç kemi bërë deri më tani. Në këtë mënyrë duam të kuptojmë se në çfarë niveli jemi dhe një përballje e tillë na e tregon më së mirë këtë gjë".Më tej tekniku i Zonjës së Vjetër shtoi se: "Ne dhe Bajerni kemi studiuar hollësisht njëri-tjetrin, është e pashmangshme që do të mundohemi të gjejmë defekte në këtë skuadër shumë të fortë. Do të mundohemi t'i godasim dhe të mos goditemi. Do të jetë një ndeshje e luftuar, një test i vërtetë për të kuptuar se sat ë denjtë jemi për të luftuar në këtë kompeticion".Konte e pranoi se Bajerni është favorit, jo vetëm për të fituar këtë sfidë, por edhe për suksesin përfundimtar në këtë turne."Janë favoritë për finalen, bashkë me Barcelonën dhe Real Madrid. 20 pikët diferencë që kanë në kampionat me Borusia Dortmund janë prova e forcës së tyre. Janë një skuadër që sulmon dhe që pëlqen të shënojë gola. Duhet të kemi shumë kujdes në repartin difensiv pasi ata janë shumë të rrezikshëm", përfundoi tekniku i bardhezinjve.