Chelsea- Rubin Kazan, ja formacionet e mundshme
Chelsea - Rubin Kazan do të jetë një tjetër sfidë që nuk duhet humbur në kompeticionin Europa League. Londinezët që shihen edhe si favorit për të fituar këtë turne pas dështimit në Chempions Ligë do të kërkojnë fitoren në ndeshjen e parë e cila luhet në "Stemford Bridxh". Tekniku Benitez është mjaft optimist se skuadra e tij ka kontigjentin e duhur për tu përballur me çdo kundërshtarë dhe për të kërkuar fitoren. Ndaj Rubin Kazan tekniku spanjollë kërkon fitoren madje për të shuar një herë e mirë kritikat që e kanë shoqëruar përgjat gjithë kohës që ai është vënë në drejtimin e Bluve të Londrës.Në këtë përballje tekniku Benitez pritet që të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-3-2-1. Në portë: Çeh. Në mbrojtje Bertrand, Terri, Davis Luiz dhe Azpilikueta. Në mesfushë do të jenë treshja: Lampard, Obi Mikel dhe Oskar. Ndërsa në sulm Hazard dhe Moises do të mbështesin sulmuesin e vetem Torres që pritet të ndihmojë skuadren drejt fitores.Në kampin tjetër tekniku i skuadrës Ruse Bërdjev pritet të përgjigjet me formacionin 4-4-2. Në portë: Ryzhikov. Në mbrojtje: Kuzimin, Markano, Sharanov dhe Ansaldi. Në mesfushë do të luajnë: Natço, Orbaiz, Karadeniz dhe Emernenko. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Kasaev dhe Rondon.Ndeshja do të Luhet në Stemford Bridxh në orën 21:00. Kompanitë e basteve i shohin Londinezët më të favorshëm për fitore pasi i kuotojnë ato me koefiçentin 1.6, barazimi 3.5 ndërsa një fitore e mundshme e miqve nga Rusia kuotohet me koefiçentin 5.5.