Real Madrid-Gallatasaray, ja formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Galatasaray luajnë sonte raundin e parë të çerekfinaleve të Champions League. Kjo sfidë pritet të jetë mjaft emocionuese pasi të dyja skuadrat forcën kryesore e kanë në repartin e sulmit, reparte të cilat përbëhen nga lojtarë që kushtojnë miliona euro.Në këtë përballje Madrilenet do të kërkojnë fitoren për të lehtësuar gjërat për sfidën e ardhshme ndërsa nga ana tjetër Gallatasaray do të kërkojë të surprizojë madrilenët në shtëpinë e këtyre të fundit. Jose Mourinho do të hedhë në fushë formacionin më të mirë me qëllim sigurimin e kaulifikimit që në Santiago Bernabeu dhe për të mos i ndëlikuar gjërat për ndeshjen e kthimit në Stamboll.Tekniku portugez pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-2-3-1: Në portë Lopez. Në mbrojtje: Koentrao, Ramos, Varan dhe Arbeloa. Në qendër të mesfushes do të jetë dyshja Ksabi Alonso dhe Khedira, ndërsa treshja Di Maria, Ozil, Ronaldo do të mbështesin sulmuesin e vetem në repartin e sulmit Higuain. Ky i fundit ka fituar rivalitetin me bomberin francez Benzema.Nga ana tjetër Fatih Terim do ti besojë sulmin dyshes Drogba-Yilmaz, ndërsa Sneijder do të jetë në "regjinë" e skuadrës.Tekniku Turk pritet të luajë me formacionin 4-3-1-2. Në portë Muslera. Në mbrojtje Eboue, Semih, Nounkeu, Riera. Në mesfushë Altintop, Melo dhe Selçuk. Ndërsa Sneijder do të jetë mbështetësi kryesor i dyshes Drogba - Jilmaz.Ndeshja do të luhet në Santiago Bernabeu në oren 20 e 45 ndërsa do të drejtohet nga Arbitri Norvegjez Moen. Madrilenët shihen superfavorit nga kompanitë e basteve. Fitorja e Spanjollëve kuotohet me koefiçentin 1.2, brazimi 5.8 ndërsa fitorja e mundshme e turqve kuotohet me koefiçentin 12.