Malaga-Borusia Dortmund, ja formacionet e mundshme

Dy surprizat e këtij sezoni të Champions League Malaga dhe Borussia Dortmund do të përballen sot me njëra-tjetrën për raundin e parë të çerekfinaleve. Të dyja skuadrat që në fillim të kompeticionit nuk mendoheshin se mund të kalonin grupin kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse deri në këto moment duke treguar se e meritojnë të jenë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Trajneri i spanjollëve Manuele Pellegrini kërkon fitoren në ndeshjen e parë por thekson se ndeshja vendoset në 90 minuteshin që do të luhet në Dortmund.Tekniku i Malagas pritet që në përballjen ndaj Dortmund të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-2-3-1. Në portë: Kabajero. Në mbrojtje: Gamez, Demikelis, Ueligton, Antunjes. Në qendër të mesfushes do të jenë Toulalan dhe kamaço, ndërsa treshja Isko, Julio Baptista dhe Hoakin do të mbështesin sulmuesin e vetem në repartin e sulmit që do të jetë bomberi Santa Cruz.Nga ana tjetër skuadra e Borussia Dortmund kërkon që të vijojë serinë e rezultateve pozitive në Chempions. Ndaj Iberikëve tekniku Klop kërkon një rezultat pozitv për ti patur gjërat më të thjeshta në ndeshjen e kthimit. Trajneri i verdhezinjve pritet që sonte të hedhë në fushën e lojës formcionin 4-2-3-1: Në portë: Vejdenfeler. Në mbrojtje: Pisçek, Subotic, Felipe Santana, dhe Shmeltzer. Në qendër të mesfushes do të jenë Bender dhe Gyndogan. Ndërsa treshja Gëtse, Rojs dhe Kuba pritet të mbështesin sulmuesin e vetem në repartin e avancuar Levandonski.Ky takim do të luhet në orën 20 e 45 në stadiumin La RoSaleda, ndërsa do të drejtohet nga albitri suedez Erikson. Edhe pse luajnë në shtëpi Iberikët shihen më pak të avantazhuar nga kompanitë e basteve. Një fitore e Malagës kuotohet me koefiçentin 3, barazimi 3.1, ndërsa fitorja e Dortmundit kuotohet me koefiçentin 2.2.