Rikthehet Europa League, sot ndeshjet e çerekfinaleve

Pas emocione të Chempios League sonte në mbrëmje kthehet Europa League për të luajtur katër përballjet çerekfinale të cilat pritet të dhurojnë të tjera emocione.Takimet e kësaj mbrëmje pritet do të luhen të gjitha në orën 21:00. Lazio e Lorik Canës që shihet si një nga pretendentët për të shkuar në finale do të luajë në transfertë kundër turqve të Fenerbahçe. Kapiteni i kombëtares tonë pasi ka fituar besimin e teknikut Petkoviç merr detyrat e një lideri duke premtuar se Kryeqytetasit do ti shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.Një ndeshje e rëndësishme e mbremjes së sotme është edhe ajo mes Chelsit të Abramoviç dhe rusëve të Rubin Kazan. Në "Stemford Bridxh" tekniku Benites që e sheh këtë event si të vetmen mundësi për të fituar trofe kërkon fitoren për ti patur gjërat më të thjeshta në transfertË. Pas shumë kritikash ai ka besim se ekipi që ka në dispozicion ka kontigjentin e duhur për të fituar këtë trofe.Ndërsa nga ana tjetër miqtë nga Rusia kërkojnë të surprizojnë londinezët në shtëpinë e këtyre të fundit. Në dy sfidat e tjera të gjysëmfinaleve të Europa Ligë, Totenhami pasi eliminojë Interin do të kërkojë të eliminojë edhe surprizën e këtij kompeticioni që janë zviceranët e Bazel.Ndërsa Baenfika e vetmja skuadër portugeze e mbetur në garë do të presë në shtëpi skuadren e ekipin e Njukasell. Kjo sfidë pritet të jetë tejet interesante pasi të dyja skuadrat kërkojnë që të kalojnë në fazen tjetër. Ajo që vihet re në këto çerekfinale është fakti se ndryshe nga Chempions Ligë, në Europa League shihet qartë një dominim i skuadrave Angleze deri tani janë në garë plot tre të tilla. Në rast se kalojnë të gjitha atëherë në fazen tjetër pritet që të kemi ndonjë derbi britanik ose më mirë akoma një derbi londinez mes Totenham dhe Chelsit.