Nuk ka fitues në sfidën mes Malagës dhe Dortmundit

Sfida e surprizave mes Malaga dhe Borusia Dortmund ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 duke lënë të hapur diskutimin për kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.Në "La Rosaleda" nuk ka patur fitues ndërsa ndeshja ka qenë mjaft të luftuar, por emocionet kanë bërë punën e tyre, pasi skuadrat kanë prodhuar raste por pa arritur t'i konkretizojnë ato.Në fakt ka qenë Borusia që është treguar më superiore në lojën e saj, pavarësisht faktit se takimi zhvillohej në Spanjë. Gëtze ka dy herë mundësinë të kalojë në avantazh skuadrën e tij, por gabon para portës duke gjuajtur në të dy rastet në trupin e portierit. Më pas, Malaga rimerr veten dhe bazon gjithçka te loja në ajër, por si Baptista, ashtu edhe Tulalan nuk arrijnë të dërgojë topin në rrjetë me gjuajtjet me kokë.Fillimi i pjesës së dytë dhuron përsëri dy raste të pabesueshme për Gëtze e Levandovski, por po aq të pabesueshme janë gjuajtjet e lojtarëve të Borusias të cilët duket sikur kanë harruar si shënohet, duke gabuar përballë portierit Kabajero.Zgjimi i Malagas vjen në fundin e takimit, ku Isko ka mundësinë të shënojë golin e fitores, por Vaidenfeler shpëton portën me atë që do të jetë pritja e tij e vetme e rrezikshme gjatë të gjithë mbrëmjes.Takimi i parë në "La Rosaleda" përfundon 0-0 dhe gjithçka shtyhet për ndeshjen e kthimit në fushën e skuadrës gjermane, ku verdhezinjtë e teknikut  Klop pritet të sigurojnë kualifikimin përballë tifozërisë vendase në "Iduna park".