Presidenti i FSHF Armando Duka në "Ora Sport Debat"

Presidenti i FSHF Armando Duka i ftuar mbrëmë në emisionin “ Ora Sport Debat” foli përballë gazetarëve rreth arritjeve të kombëtares dhe shanseve që kemi për tu kualifikuar në botërorin “Brazil 2014”."Ndaj Norvegjisë kemi bërë një ndeshje të mirë por më e vështira vjen tani. Të gjitha ndeshjet e ardhshme janë shumë të vështira duke filluar nga përballja e kthimin ndaj Norvegjisë me 7 qershor. Endrra drejt "Brazil 2014" është zgjuar dhe ne duhet ta shijojmë në maksimum këtë fakt.  Kemi marrë rezultate të mira der tani dhe besojse do të vazhdojm me këtë ritem deri në fund. Do ishte bukur nëse kualifikohemi por duhet ta kemi të qartë se rruga është shumë e gjatë” ka theksuar Duka.I pyetur në lidhje me rinovimin e trajnerit De Biazi, Duka u shpreh se: "Ka kohë për ta menduar për një gjë të tillë. Nuk është moment i duhur për të marrë vendime të tilla. Të luajmë njëherë ndeshjen e kthimit ndaj Norvegjisë dhe pastaj të flasim. Duhet të ulemi dhe të diskutojmë objektivat tona dhe ato të De Biazsit për të arritur një marrëveshje. E sigurt është fakti se De Biasi ka një simpati për shqiptarët dhe skuadrën të cilën ai drejton".Me tej Presidenti Duka foli për aktivizimin e Ramës si dhe për pranimin apo jo të lojtarëve që refuzojnë të bëhen pjesë e kombëtares. "Rama ka pasaport shqiptare dhe asgjë nuk e pengon që të aktivizohet me kombëtaren tonë. Vetëm në rast se ai nuk dëshiron të luajë se përsa i përket dokumentacionit nuk ka asnjë pengesë. Në lidhje me ata që refuzojnë kombëtaren unë jam I prerë që ata të mos pranohen më. Të luash me kombtaren nuk është vetem dëshirë apo krenari, të veshësh fanellen e kuqezi është edhe një detyrim për të gjithë lojtarët shqiptarë” tha Duka.Ndërsa pyetjes nëse duhet apo jo që Shqipëria të ketë në përbërje lojtare të huaj si dhe a është FSHF e përgatitur për të përballuar pjesëmarrjen e mundshme në Brazil 2014, Duka garantoi për shpenzimet duke thënë se: "Ne na rastis shumë rrallë të marrim pjesë në evente të tilla dhe di ishte kënaqësi nëse arrihet një gjë e tillë për mbarë kombin shqiptar. Të gjithë do të kontribonin që ne të përfaqësohemi denjësisht. Për sa i përket lojtarve në kombëtare unë jam i prerë që kombëtarja duhet të jetë e përbërë nga lojtarë shqiptarë" shtoi ai.