Liverpool i feston me fitore Pashkët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 16:38
Në ndeshjen e vetme të Premier League për ditën e sotme, e përfunduar para pak çastesh, Liverpool ka fituar në transfertën e "Villa Park" përballë Aston Villas me rezultatin 1-2. Edhe pse e panë veten në disavatazh në fundin e pjesës së parë falë golit të Benteke, "The Reds" arritën të kthenin gjithçka në favorin e tyre në 45 minutat e dyta.Henderson në minutën e 47 dhe Gerrard në të 60-n i dhanë tre pikë me vlerë skuadrës së Rodgers që kërkon ti bashkohet grupit që të çon në Champions Legua.Pas kësaj ndeshje Liverpool ka 48 pikë dhe ndodhet në vend të 7, ndërsa Aston Villa zhytet akoma dhe më shumë në "batakun" e rënies nga Premier League teksa ka vetëm 30 pikë.