Vilanova në stol ndaj PSG-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 15:28
Barcelona ka konfirmuar se trajneri, Tito Vilanova, i cili është riaftësuar nga trajtimi i kancerit, do të udhëtojë me skuadrën katalanase drejt Parisit për ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Vilanova ishte trajtuar nga tumori dhe ka munguar një kohë të gjatë, duke e lënë Barcelonën në një periudhë vendimtare që rezultoi me eliminim nga Kupa e Mbretit.Sidoqoftë, është konfirmuar se strategu katalanas pas pjesëmarrjes në stërvitjet e ekipit tani do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve.Barcelona do të ndeshet të martën mbrëma me PSG-në në stadiumin Parc des Princes në Paris.