Arien Roben: Nuk largohem nga Bayern
Mesfushori i Bayern Mynih, Arjen Robben gjatë një interviste për "Bild" deklaroi se nuk dëshiron të largohet nga Bayern Mynih, duke i mbyllur derën si Interit ashtu edhe Galatasarayt, të cilat interesohen për të. Ky sezon nuk ka qënë shumë i suksesshëm për shkak të dëmtimeve, të cilat e kanë lënë jashtë në pjesën e parë të sezonit, por 29-veçari ndihet mirë te Bavarezët dhe nuk dëshiron të largohet."Një ditë më kërkon Galatasaray, ditën tjetër Interi. Kjo është çmenduri, asnjë nga këto skuadra nuk është në kokën time, në këto momente mendoj vetëm për ndeshjen me Juventusin në Champions League. E rëndësishme për mua është vetëm skuadra ime dhe objektivat që duhen arritur. Çdo gjë tjetër nuk ka asnjë ndikim mbi mua. Merkato është pjesë e futbollit dhe skuadrat që interesohen për mua i respektoj, por nuk kam ndërmend të ndryshoj skuadër," përfundoi Robben.Në lidhje me fitimin e mundshem të titullit në gjermani Roben u shpreh: "Ndihem i lumtur që sot mund të realizojmë një nga objektivat e radhës. Ky do të jetë një rast i vaçantë për të gjithë ne pasi të mbyllesh kampionatin shumë javë para mbarimit është një arritje e madhe dhe unë jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim te kjo skuadër".Ndërsa në lidhje me ndeshjen e radhës kundër Juventusit holandezi shton se do të jetë një sfidë e madhe. “Edhe pse ne shihemi si favorit unë mendojë se duhet të bëjm një paraqitje përfekte nëse dëshirojmë të dalim fitues. Ata luajnë një lojë grubi dhe është shumë e vështirë ti mundësh” ka përfunduar Roben për të përditshmen gjermane Billd.