Seria A, Juventus fiton derbin e Italisë

Juventus hakmerret. Skuadra e Antonio Contes ka fituar derbin e Italisë përballë Inter në "San Siro" me rezultatin 1-2 dhe përveçse vazhdon rrugën e qetë drejt titullit të dytë rresht në Serie A, por edhe është hakmarrë për humbjen e fazës së parë 1-3 në "Juventus Stadium".Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e tretë me një supergol të Fabio Quagliarella, i cili do të vuloste edhe rezultatin e 45 minutave të para. Por me fillimin e pjesës së dytë Inter gjeti golin e barazimit me Palacion duke dhënë përshtypjen se gjërat do të ndryshonin në favor të zikaltërve. Por 6 minuta më pas Juve gjen edhe golin e dytë dhe atë të fitores me anë të Alessandro Matrit.Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 68 pikëve, ndërsa Inter mbetet në kuotën e 47 pikëve dhe duke bërë një hap fals drejt objektivit Champions League.Duhet thënë që ka patur disa momente të dyshimta penalltie: 2 në pjesën e parë kur Bonucci dhe Zanetti prekën topin me dorë dhe një në pjesën e dytë kur Chiellini ndali Cassanon. Ndërsa fundi do të dhuronte një moment aspak sportiv teksa Cambiasso bëri një ndërhyrje kriminale ndaj Giovincos.Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Romës 2-0 në Palermo, fitorja e Lazios 2-1 në Catania dhe fitorja e Cagliarit 2-1 përballë Fiorentinës.Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të para të kësaj jave:Atalanta 0 - 0 SampdoriaCagliari 2 - 1 FiorentinaGenoa 2 - 2 SienaInter 1 - 2 JuventusLazio 2 - 1 CataniaPalermo 2 - 0 AS RomaParma 3 - 0 PescaraUdinese 0 - 0 Bologna