"Formula 1",Hamilton ankohet për gomat e këtij sezoni
Ankimi për gjendjen e gomave në Formula 1 duket se është bërë një çështje që do të vazhdojë të diskutohet gjatë.I fundit që është ankuar për një gjendje jo të mirë të gomave është piloti Britanik i Mercedes, Lewis Hamilton. Ky i fundit i është bashkuar korit të pilotëve, që janë ankuar për gomat. Duke folur pas podiumit të fundit në Malajzi, i pari për të me skuadrën e re, 28-vjeçari deklaroi se nuk është aspak fans i mënyrës se si është bërë ky sport. Për Hamilton, Formula 1 është bërë më strategjike, teksa shtoi se i mungojnë garat e të kaluarës ku nuk mungonte shpejtësia e madhe."Këto lloj gomash e bëjnë të vështirë garën për të gjithë pilotët. Eshtë e vështirë që ato të mos konsumohen shpejt, siç ndodhi me mua në Malajzi, ku gomat nuk mund të rezistonin aq sa dëshiroja unë. Që prej fillimit të garës po kurseja karburant, ç'ka më kushtoi humbje kohe, për të mos folur për gomat që janë nuk janë në rendimentin e duhur. Me këto goma nuk është aspak argëtuese, nuk kënaqem në garë dhe nuk mund të japë maksimumin ", tha Hamilton.Garat e ardhshme në Formula 1 do të zhvillohen në Kinë ndërsa piloti britanik kërkon që të rivalizojë denjësisht pasi këtë vitë janë shumë pilotë që kërkojnë titullin kampion, pasi diferencat deri tani janë shumë të vogla.