Librazhd, makina bie në lumë, ende nuk dihet asgjë për pasagjerët
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin rrugor Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur kthesa e Murrashit ku një automjet i bardhë që udhëtonte në drejtim të Elbasanit ka dalë nga rruga e ka përfunduar në lumë.Më pas automjeti është rrëmbyer nga rrjedha e lumit per 3-4 kilometra e për tu gjetur disa minuta më vonë në vendin e quajtur Mirakë.Forca të shumta të policisë dhe të zjarrëfikëses mbërritën menjëherë në vendngjarje, fillimisht në vendin nga ku doli automjeti dhe më pas në vendin ku ai u gjend por të dhënat në lidhje me mjetin janë tepër të pakta.Përsa i përket numrit të personave që udhëtonin me mjetin në fjalë janë kontradiktore pasi fillimisht nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve nacionale që ndodheshin në vendin e ngjarjes u tha fillimisht se ishin 4 persona që udhwtonin në mjet. Sipas tyre sapo ka rënë makina në ujë 2 persona janë parë në siperfaqen e ujit për disa momente e për tu zhdukur më pas sëbashku me automjetin.Ndërsa një shofer furgoni që është shkëmbyer me mjetin në fjalë ka theksuar se kanë qenë vetëm dy persona mbi makinë. Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga aksidenti ende nuk ka të dhëna për numrin e saktë të personave që udhëtonin në mjetin e aksidentuar.Në ndihmë të policisë së qarkut Elbasan janë thirrur edhe polumbarët të cilët u zhyten në ujërat e lumit Shkumbin për të gjetur trupat e personave që mund të kenë qënë në automjet.Ndërkohë automjeti gjendet në një zonë të lumit ku thellësia është e madhe. Rrjedha e lumit Shkumbin ështe shumë e fortë dhe është pothuajse e pamundur ndërhyrja për të nxjerrë automjetin nga lumi.Polumbarët të cilët u zhytën në ujrat e lumit për të gjetur trupat e personave, i kanë ndërprerë kërkimet për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut dhe rrjedhës së fortë të lumit.Nga kërkimet e tyre u mësua vetëm targa targa e automjetit e cila është AA 655 GB dhe mësohet se i përket shtetasit Shkëlzen Smira, i cili dyshohet të ketë qenë dhe drejtesi i automjetit.Polumbarët nuk gjetën asnjë trup brenda në makinë, por dyshohet se në të përveç derjtuesit të automjetit Smira, udhëtonin edhe tre persona të tjerë.