Kodet dhe kryesia e PS-së debat në komisionin e ligjeve

Lëvizjet politike të dy ditëve të fundit dhe mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste nuk janë shmangur dot edhe në debatin në komisionin e ligjeve teksa po diskutoheshin ndryshimet në dy kode në atë civil dhe në kodin e procedurës civile.Ndërsa përfaqësuesit e opozitës në komision kanë kërkuar të largohen, megjithëse i kanë konsideruar si të mira nismat, kreu i komisionit Ilir Rusmajli është shprehur që më në fund  me mbeldhjen e kryesisë do të vendoset të zhbllokohen ligjet e integrimit të vendit.Ndërkaq në komsionin e ligjeve ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet e sjella për këto kode nga ministri  Eduart Halimi i cili tha se ndryshimet janë pjesë e paketës së eficencës në sisitemin e drejtësisë.Sipas  Halimit me këto ndryshime parashikohet që testamenti i trashëgimisë nuk do të jetë  në regjistrin elektonik të noterëve por në një regjistër të veçantë.Ndryshimet në këto dy kode  do ti përcillen për votim Kuvendit në seancë plenare të së enjtes.