Gjimnazi “Myslim Shima”, aktivitet në gjuhën frënge

Për nxënësit e gjimnazit  "Myslim Shima" në kryeqytet ditët e frankofonisë nuk kanë mbaruar. Në një atmosferë krejt të veçantë maturantët e këtij gjimnazi kanë sjellë në gjuhën frënge, këngë, humor dhe skena nga jeta shkollore, shoqëruar edhe me një mesazh për të gjithë të rinjtë: "Mësojini mirë gjuhët e huaja, njëra duhet të jetë e punës dhe e komunikimit dhe tjetra gjuha e zemrës ashtu si gjuha franceze!"Ky organizim ka ardhur nën kujdesin e Valbona Nikaj, mësuese e frëngjishtes në këtë gjimnaz.Performancat  e djemve dhe vajzave, janë shoqëruar me duartrokitje  edhe nga stafi pedagogjik, i cili ishte i pranishëm në këtë organizim, duke përkrahur idenë e mësimit të gjuhës frënge si një domosdoshmëri për të gjithë të rinjtë.