Berisha: Do nisë ndërtimi i xhamisë së kryeqytetit
Sot ka qenë mbledhja e fundit e këtij mandati kur pjesë e vendimarrjes së kabinetit Berisha ishin edhe ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse ministri i vetëm i pranishëm në këtë mbledhje ka qënë zëvendës kryeministri dhe njëkohësisht ministri i ekonomisw Edmond Haxhinasto, kryeministri është ndalur në dy projekte të rëndësishme në xhaminw e kryeqytetit dhe në ligjin për koncensionet. Duke folur për ndërtimin e xhamisë për besimtarët myslimane shefi i qeverisë tha se xhamia për 11 vjet u mbajt peng nga ish kryetari i bashkisë Edi Rama cili sipas Berishës të vetmin besim që kishte ishte ai i xhepit. "Pas një bllokimi 11-vjeçar zemërlig dhe tendencioz nuk mund të them që është bllokuar për arsye religjioze. Besimi i vetëm i tij është xhepi pasi nga trualli nuk mund të fitonte asgjë dhe e bllokoi për 11 vite me radhë por zoti është i madh i jep atë që meriton. Kështu që familjet tiranase me mirësi dhe mirëkuptim aritën në marrëveshje me komunitetin dhe vendi do të ketë xhaminë më të madhe të tij. Në këtë mënyrë me fillimin e ndërtimit të xhamisë mund të them që në një farë mënyrë ndahemi nga periudha shkatërimtare e intitucioneve të kultit, periudhë që do të mbetet në analet e historisë si historia më e egër ndaj institucioneve fetare” shtoi kryeministri.Po ashtu kryeministri njoftoi për disa ndryhime të propozuara nga vetë ai për ligjin e koncensioneve , ndryshime këto të cilat tha Berisha do të kenë fuqi eksekutive deri në fund të mandatit të tretë qeverisës.