Raporti i Avokatit të Popullit: 6 mijë jetë të humbura nga gjakmarrja

6 mijë jetë të humbura dhe 10 mijë familje të ngujuara, ky është rezultati i fenomet të gjakmarrjes në vendin tonë.Në 22 vite tranzicion fenomeni duket se ka gjunjëzuar edhe shtetit ku shifrat janë me të vërtetë dramatike.Këto shifra janë bërë publike nga avokati i popullit, institucion i cila ka prezantuar edhe draftin për gjakmarrjen, duke rekomaduar masat që mund të merren për të parandaluar fenomenin.Pjesa më e madhe e vrasjeve të kryera për gjakmarrje janë kryer në tiranë,ku famijet migronin për ti shpëtuar gjaksit. Ndërsa viktimat në pjesë e madhe të tyre janë të rinj nga mosha 21-37 vjec,ku nuk mungojnë vrasjet e fëmijve dhe femrave.Në raport thuhet se numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri ka ardhur duke u ulur gjatë viteve,por fenomeni vazhdon të jetë shqetësues.