Fier, operacioni "7 Puset", dy në pranga, një i tretë shpallet në kërkim

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin "7 Puset", ku janë ndaluar dy shtetas dhe një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhje.Nga ky operacion janë arrestuar shtetasit Ledian Kola, 38 vjeç, Çelnik Velmishti, 44 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi Elian Saliaj. Të  tre këta persona dyshohen për vjedhje.Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se tre personat kanë vjedhur 2300 litra solar në zonën naftë-mbajtëse në Jagodinë.