Bulqizë, nxënësi bie nga furgoni i shkollës, plagoset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2013, 14:53
Në nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Bulqizë është plagosur rëndë mesditën e sotme pasi është rrëzuar nga furgoni i shkollës.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajkë të Bulqizës ku nxënësi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka rënë aksidentalisht pasi është hapur dera e pasme e furgonit që transportonte nxënësit në shtëpi.Mësohet se nxënësi ka marrë plagë të rënda në kokë nga përplasja dhe është nën kqyrjen e mjekëve në spitalin e Bulqizës.