Komisioni i ligjeve shqyrton ndryshimet në kodin penal

Paketa prej 8 pikash për ndryshimet në Kodin Penal është shoqëruar me debate në Komisionin e Ligjeve.  Ndërsa Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka prezantuar tre prej këtyre ndryshimeve që kanë të bëjnë kryesisht me qëndrimin që duhet mbajtur për dhunën ndaj fëmijëve, Ministri Halimi ka njoftuar se në thelb të ndryshimeve të propozuara qëndron rritja e masës së dënimit për krimet e rënda. Por përtej këtyre prezantimeve, përfaqësiesit e opozitës në komision, kanë kërkuar që pjesë e këtyre diskutimeve  të bëhen dhe grupet e interesit. E megjithatë ndryshimet në Kodin Penal u kaluan parimisht me votat e palëve.Ndërkaq opozita e ka konsideruar qëndrim elektoral atë të mazhorancës, propozimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve, që parashikohet të hyjë në fuqi në Janar të vitit të ardhshëm. Opozita kërkoi që  ky ligj të hyjë në fuqi verën e këtij viti.Ndryshimet në këtë ligj u miratuan me konsensus nga palët.