Asllan Dogjani: Ramës i mungon vizioni i një lideri
I ftuari i sotëm në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, ka qënë ish deputeti i Partisë Socialiste, Asllan Dogjani, që pikërisht bëri publik largimin e tij nga grupi i Partisë Socialiste dhe shpalljen si deputet i pavarur.Dogjani ka folur për arsyet që e e çuan në marrjen e këtij vendimi, për mosmarrëveshjet me kreun e PS-së, Edi Rama dhe për koalicionin e PS-së me LSI-në.“Unë sot jo me dëshirën time morra një vendim që nuk ishte aspak i lehtë. Ky ishte një vendim i detyruar jo nga Partia Socialiste por nga kryetari i saj, Edi Rama, që më detyroi të largohem nga grupi i PS-së.Arsyet që u largova nga nga ky grup janë të shumta, por më kryesori dhe që unë e bëra publik pikërisht sot këtë vendim, ishte koalicioni që PS-ja bëri me LSI-në. Ne u informuam në mbledhjen e grupit formalisht që po i bëjmë thirrje për koalicion LSI-së, pasi ky vendim ka shumë mundësi që të jetë marrë përpara shumë kohësh. Unë mendoj se koalicioni me LSI-në nuk është i nevojshëm pasi PS-ja e ka mundësinë që të fitojë edhe pa LSI-në. Një koalicion i tillë do ta dëmtojë PS-në, pasi ajo do të mbajë ngarkesën e qeverisë.Mosmarrëveshjet që kam kam patur me kryetarin e PS-së, Edi Rama, kanë qënë pasi nuk është vlerësuar puna e socialistëve në Kukës. Është shkelur e drejtëa e votës së qytetarëve të Kuksit, nuk janë lejuar që të zgjedhun kryetarin e PS-së në Kukës por u është emëruar një i tillë, dhe nuk kanë marrë pjesë në përcaktimin e listës së deputetëve.Unë nuk dua të dëmtoj PS-në, por të jem një deputet i pavarur. Unë vërtetë do të dal kandidat në Tiranë por nuk do ti harrojë kuksianët. Unë jam shumë krenar që kam qënë përfaqësues i tyre, që kam punuar për ta dhe që kam ngritur zërin e tyre.Në demokraci duhet të funksionojë vota e lirë. N.q.s. sot kemi një parti që drejtohet nga një individ, nesër do të kemi një qeveri që drejtohet nga një individ. Një vendim kolegjial është më i mirë se një vendim nga një individ. Unë dua që të kemi nje Shqipëri më të mirë dhe më të sigurt, të kemi lider që të mendojnë për qytetarët, jo lider që mendojnë për të ardhur në pushtet dhe për tu bërë kryeministër. Ky sistem zgjedhor bënë që shumë deputetë të mos flasin nga frika se mos i heqin nga lista për deputetë.Për “Rilindjen”, socialistët kanë rrezikuar edhe jetën. Por tani ku shkoi kjo rilindje. Ku shkoi blloku i korrupsionit? A do të ketë gojë kjo parti të luftojë korrupsionin nesër? A do të ketë mundësi që të flasë për luftën kundër korrupsionit?Unë jam deputet i pavarur dhe i shkëputur pa dëshirën time, kam bërë të pamundurën për Kukësin. Unë falenderoj qytetarët e Kukësit që në 2009 votuan për Partinë Socialiste. Unë në çdo moment kam qënë me qytetarët e Kukësit. Qytetarët janë të mërzitur dhe të pakënaqur dhe nga PD-ja dhe nga PS-ja prandaj unë po dal si deputet i pavarur. Unë kam bërë disa sondazhe dhe tani për tani do të vazhdoj i pavarur, nuk do të bashkohem me asnjë parti tjetër. Do ti ndihmoj qytetarët e Kukësit si deputet i pavarur, pasi unë kam dhënë prova që punoj për qytetarët.Çdo herë që një deputet largohet nga partia për shkak të mosvarrëveshjeve me kryetarin e partisë, thuhen shumë fjalë dhe shumë thashetheme. Por unë nuk po largohem se më është ofruar diçka tjetër. Unë nuk e kam nisur këtë kundërshtim me kryetarin e PS se kam interesa diku tjetër. Largimi im nuk ka lidhje me asnjë lloj partie dhe asnjë lloj prapaskene.Rama ka një problem shumë të madh. Atij i mungon vizioni që ka një lider, ai ka frikë të përballet me argumentat, me të vërtetën. Rama flet vetë dhe ikën pa dëgjuar se nuk e përballon dot realitetin.Çdo votim në parlament që do ti shërbejë qytetarëve shqiptar, unë do ti votoj pa parë nëse do të mbështesë PD-në apo PS-në. Nuk shikoj nëse është përcaktuese apo jo vota ime”, u shpreh Dogjani.Deputeti Dogjani ka diskutuar gjithashtu edhe në lidhje me pyetjen nëse do ti votonte apo jo tre ligjet për integrimin.“Unë jam për ti votuar këto tre ligje dhe para një muaji i kam kërkuar kryetarit të partisë të rishikojë vendimin, sepse qëndrimi në ato pozicione po na dëmtonte më shumë. Po ti kishim votuar do të ishim në pozita më të mira. Liderët prandaj lider, që kur shikojnë që vendim i marrë në mënyrë të gabuar po dëmton atë vetë dhe partinë e tij, duhet ta rishikojë.”