Ruli me ministrin boshnjak: Rritje të bashkëpunimit

Nëse do ekzistonte bashkëpunimi midis vendeve të rajonit nuk do të ndodhte rasti i qumështit me aflatoksinë. Kjo deklaratë e ministrit të bujqësisë Genc Ruli u bë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e veterinarisë me ministrin e Tregtisë dhe Ekonomisë së  Bosnje Hercegovinës Mirko Sarovic.Sipas kreut të bujqësisë me një përpjekje të përbashkët dhe të koordinuar mes gjitha vendeve do të ishin garantuar edhe prodhuesit por edhe konsumatorët për faktin që prodhimet tona janë të sigurta dhe të shëndetshme.Konkretisht, tashmë me anë të marrëveshjes  do të ketë lehtësi të dukshme dhe të kontrolluara të qarkullimit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, çka parandalon direkt përhapjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe produkteve shtazore të pasigurta.Kjo është marrëveshja e parë zyrtare që rrit sigurinë ushqimore dhe veterinare midis dy vendeve.Gjatë takimit në Tiranë, të dy ministrat vunë theksin edhe  në rritjen e shkëmbimeve tregtare, tendencë që konfirmohet në zhvillimet e fundit.