Manjani:Kush ka thënë që LSI ikën nga qeveria?

“Kush ka thënë që LSI ikën nga qeveria?” Kështu i është përgjigjur nënkryetari i LSI, Ylli Manjani gazetares së RTV "Ora News" në lidhje me zërat për një ndryshim të mundshëm të qeverisë.“Askush nuk e ka kërcënuar rrëzimin e qeverisë. Ne i qëndrojmë marrëveshjes me Partinë Demokratike,por nëse PD-ja do ta prishë është problemi i saj” ka theksuar Manjani.Ai është shprehur kundër krijimit të një qeverie teknike ndërsa ka kërkuar nga  qeveria të vijojë me përgatitjet e zgjedhjeve pasi është shumë vonë.“Nuk jam për qeveri teknike që nuk ka përgjegjësi por jam për qeveri me mandat të plotë, që të mbajë përgjegjësi.Vendi ka nevojë për ligjet që i kemi përgatitur sëbashku dhe ne do t'i votojmë. Qeveria të përgatisë zgjedhjet, se është shumë vonë” shtoi Manjani.Gjithashtu nënkryetari i LSI-së ka komentuar edhe për bashkimin e së majtës dhe për kritikat në lidhje me koalicionin e mundshëm PS-LSI.“Nëse PD do të dalë në opozitë ne nuk e ndjekim dot. Kritizerët e bashkimit të së majtës,janë ose të djathtë ose të majtë të inatosur.  LSI ka qenë dhe mbetet e pozicionuar në favor të stabilitetit” është shprehur Manjani.