Tarifat celulare, mazhoranca propozon ulje të mëtejshme

Ulje të mëtejshme të tarifave celulare për qytetarët. Pikërisht për këtë mazhoranca ka parqitur  rezolutën për uljen e mëtejshme të tarifave të komunikeve elektronike në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.Deputeti Osman Metalla prezantoi para deputetëve një listë me disa kërkesa për autoritetin e komunikimeve elektronike dhe Postare të cilat ndër të tjera synojnë që të përmirësojnë edhe disa aspekte të tjera në këtë sektor.Kjo rezolutë nuk është kundërshtuar prej opozitës ndërkohë që do të hidhet në votim gjatë mbledhjes së ardhshme të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.