Tiranë, arrestohet pedagogu i fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit
Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një pedagogu të fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit në Universitetin e Tiranës pasi akuzohet për korrupsion pasiv.Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se në sajë të operacionit të koduar “Inxhinieri”, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Eduart Nimet Isufi, 62 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë petagog në fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimit, Tiranë.Sipas zëdhënëses, nga hetimet e kryera ka rezultuar se 62-vjeçari gjatë ushtrimit detyrës së tij funksionale, u ka kërkuar dhe marrë para nga studentët në këmbim të vënies së notave kaluese për provimin e lëndës së tij, shumë e cila varionte nga 20 mije lekë të rinj.Zëdhënësja theksoi më tej se arrestimi i pedagogut u bë në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.