Tiranë, skrapi i merr jetën 32 vjeçarit
Pas dy orësh përpjekjeje për nxjerrjen e Mitush Ramës, u gjend trupi i tij i pajetë.Ndërtesa e amortizuar në ish -Tec në Kombinat, u shemb gjatë kohës që viktima po punonte për të nxjerr skrap. Ngjarja e ndodhur rreth orës 16.30, u bë e ditur edhe për forcat blu, por ardhja e eskavatorit i cili do bënte të mundur heqjen e gërmadhave u mundësua vetëm pas 2 orësh. Kohë e cila mund ti ketë marr jetën 32 vjecarit, i cili sipas dëshmitarëve thuhet se pas shembjes ishte i gjallë dhe kërkonte ndihmë. Edhe i afërmi i viktimës, Shkëlqim Sali, gjatë kohës që pritej mjeti i cili do ndihmonte për nxjerrjen e trupit, bëri apel për të ndërhyrë sa më shpejt.Pas ardhjes së një eskavatori të amortizuar e rreth 1 orë gërmime, forcat e specializuara arritën të gjenin vetëm trupin e pajetë të 32 vjeçarit nga Kukësi. Operacioni nga ana e policisë, në të cilën ndihmoi edhe babai i të ndjerit, përfundoi rreth orës 20.00 me gjetjen e trupit të Mitush Ramës. Indiferenca e ndërhyrjes nga ana e policisë, si dhe ekzistenca e një ndërtese të tillë jashtë standarteve, e cila është nën administrimin e Bashkisë, mori jetën e 32 vjeçarit Rama.