Sequi takon Edi Ramën: Zhvillimet e fundit, drithëruese
“Drithëruese”. Kështu i ka cilësuar ambasadori i BE-së Ettore Sequi zhvillimet e 2 ditëve të fundit në skenën politike shqiptare.
Diplomati i unionit europian zhvilloi një takim kokë më kokë për afro 40 minutash me kreun e PS Edi Rama një ditë pasi ky i fundit ftoi zyrtarisht në koalicion parazgjedhor LSI-në.
Ambasadori tha se takimi ishte në vazhdën e axhendës të rregullt të bisedave për situatën politike me liderin e selisë rozë.
"Nuk ka asgjë të veçantë apo të çuditshme që unë mbaj kontakte me liderët politik dhe kështu edhe me kreun e PS-së. Diskutuam për gjithçka, zhvillimet e fundit janë drithëruese” theksoi ambasadori duke mos dhënë detaje rreth asaj që është folur.
I pyetur nëse pjesë e axhendës ishin 3 ligjet e integrimit, për të cilat është spekuluar se do të vihen kusht nga LSI-ja për marrëveshjen, ambasadori Sequi evitoi komentet.
Ambasadori Sequi dhe Brukseli kanë lëshuar në mënyrë frekuente thirrjet për miratimin e 3 ligeve të integrimit në Kuvendin e Shqipërisë.