Rezoluta çame drejt zgjidhjes në rrugë parlamentare
Rezoluta çame futet zyrtarisht drejt zgjidhjes në rrugë parlamentare.Këtë të Premte është parashikuar që dy relatorët e komisionit të jashtëm, Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi, do të prezantojnë punën përmbyllëse në komision për tu kaluar më pas për votim në seancën plenare të së Hënës.Votimi i rezolutës çame në seancë plenare është një test i rëndësishëm politik jo vetëm për Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që e ka depozituar këtë nismë në kuvend, por edhe për partitë e mëdha parlamentare.PDIU e ka kushtëzuar koalicionin paraelektoral me partitë e mëdha me qëndrimin që ato do të mbajnë në raport me votimin e rezolutës çame në kuvend.Në fund të vitit që shkoi, PDIU, iu drejtua kuvendit me një rezolutë përmes të cilës kërkohet zgjidhje e çështjes came, ndërsa kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, ka apeluar në vazhdimësi edhe individualisht deputetët që ta votojnë këtë iniciativë.