Rama ftesë LSI-së:Të kapërcejmë të shkuarën me urtësi
Partia Socialiste i ka shtrirë zyrtarisht dorën e pajtimit LSI-ë duke e ftuar për një koalcion parazgjedhor Ilir Metën.Ka qenë kryesia e Partisë Socialiste e para që ka shqyrtuar këtë hap që u zyrtarizua më pas nga Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.E për të justifikuar këtë hap që ka ngjallur e do ngjallë debate tek e majta, Rama tha se bashkëpunimi kërkohet për të mbrojtur votën nga Sali Berisha.“Që vullneti të mbahet prej çdo manipulimi dhe të hapim një periudhë transformimi rrënjësor duhet të fillojë sot zyrtarisht procesin e një koalicioni sa më të gjerë për të garantuar zgjedhjet, për të fituar zgjedhjet, për të dalë fitues në sfidat e mëdha të kohës dramatike për vendin, në emër të interesit kombëtar e publik dhe PS për të materializar përmes instrumentit të qeverisjes programin për rilindje dua të shpallim vullnetit për të hapur një faqe të re të historisë së bashkëjetesës sonë me LSI, e ftoj sot direkt e publikisht LSI, që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt nga kundërshtari të vijë në koalicion parazgjedhor me PS si dy forca të së majtës” tha Rama.Sipas tij, e shkuara i ka dhënë mësimet për të mos përsëritur gabime që në 8 vjet i kanë kushtuar vendin dhe të majtës.“Berisha dhe PD s’kanë qenë asnjë ditë shumicë në popull, por prej 8 vitesh kanë ushtruar pushtet të marrë falë ndarjes sonë, e panatyrshme dhe e pafalshme para vendit që ne PS të mos bëjmë gjithçka kemi në dorë për të rihapur rrugën e bashkimit që siguron votën në 23 qershor duke i kthyer shumicës së popullit të drejtën e qeverisjes, nga ky bashkim humbet vetëm pakica PD që nuk ka lidhje me asgjë demokratike e ka përfituar falë manipulimeve zgjedhore e ndarjeve në kampin tonë” tha më tej ai.Sipas Ramës nuk duhet të ketë me asnjë dyzim më shumë në rrugën ku ka 8 vjet që përfaqëson historikisht pakicën dhe humbet një popull.Por Rama e di se kjo nuk ështyë një lëvizje e lehtë për tu kuptuar drejt nga të gjithë.“Sot duhet bashkim, askush nuk duhet t’i trembet, gjithkush që do rilindjen duhet ta kuptojë se realizohet mes pushtetit dhe jo ngurrim për tu bashkuar në funksion të fitores. Keshtu fiton cdo njeri i zakonshëm që nuk voton, mendon e jeton dot i lirë për shkak të shantazhit politik që ka ndërtuar kryeministri dhe partia e tij familjare” tha Rama.Ai ka pranuar se e shkuara ka hijen e vet që pengon sot të shohë qartë, rrezikun që i kanoset zgjedhjeve dhe perspektivën të shohë bashkimin.Ndërkohë kryesocialisti Rama ka garantuar deputetët socialistë se nuk ka asnjë marrëveshje paraprake në terma konkretë me LSI-në dhe se ftesa ndaj saj është që të fitojë e majta.Pas mbledhjes së grupit nuk kanë munguar komentet e deputetëve të rinj e të vjetër të PS-së. Ndërsa deputeti i PS-së Saimir Tahiri është shprehur pas mbledhjes së grupit se nuk ka pse të ketë dilemma morale për bashkëpunimin PS-LSI. Sipas tij i vetmi moral për këtë koalicion është largimi i Berishës nga pushteti.“Ftesa për LSI, premisë për izolimin e Berishës. Programi për rilindjen realizohet me fitoren e zgjedhjeve” është shprehur Tahiri.Dera tashmë është hapur, i mbetet Ilir Metës për të vendosur nëse do të kalojë pragun e do bashkohet apo jo?Të Premten do jetë kryesia e LSI-së që do thotë fjalën e parë e më tej vendimi do zyrtarizohet në konventën zgjedhore të kësaj force.