Të jesh fëmijë autik, histori njerëzore se si trajtohet një 6-vjeçar

Askush nuk mund të dijë dhe nuk mund të marrë kurrë shpjegim mbi shkaqet reale të autizmit, riskun e ka gjithësecili për të lindur apo për tu bërë autikë.  Dekada e fundit ka ndryshuar frikshëm raportet e të prekurve më këtë çrregullim, ku të dhënat tregojnë se në 88 lindje 1 foshnje është autikë.Në qëndrën "Ndihmoni Jetën" në Prush, pak km larg Tiranës në një ditë 3 nëna kanë kërkuar që fëmijët e tyre të trajtohet për shkak të çrregullimeve në spektrin autik. Semi është një nga fëmijët që trajtohet në këtë. Ai është 6 vjeç dhe ka disa muaj që ka nisur terapitë.Terapistja dhe logopedistja Akelona Bundo tregon disa nga etapat e trajtimit të këtyre fëmijëve. Fillimisht bëhet diagnostikimi, vlerësimi dhe më pas terapia individuale ku Semit i kërkohet të bashkoj objekte.Me fëmiëjt autikë punohet edhe në grup për shkak se një tipar i autizimit përveç sjelljeve të dhunshme, është edhe indiferenca dhe dëshira për të mos qënë në grup.Terapista Aurora Kalemi thotë se për fat të keq prindërit nuk kanë informacion të plotë mbi këtë çrregullim dhe në anën tjetër nuk kanë gjithmonë mundësinë për të punuar me fëmijën e tyre në shtëpi.Çrregullimet të spektrit autik kuptohen para moshës 3 vjeç. Fëmija nuk ka zhvillimin normal të shëndetit mendor, shfaq probleme me të folurin, ose nuk arrin të flase fare dhe në anën tjetër nuk ndërvepron por bënë reagime individuale. Në të gjithë botë në këtë ditë sensibilizimi qëndron në thirrjen "mos gjykon aparencën por atë çka është brenda nesh"Në fjalën e saj, Dr Liri Berisha tha se vetëm 10% e fëmijëve me çrregullime të spektit autik mund të shërohen plotësisht ndërsa 90% e tyre mund të përmirësohen. Për fat të keq, si në çdo vend, edhe në Shqipëri kostoja e trajtimit të një fëmije autik është e lartë. Në botë arrin në shifrën e 1.4 milion dollarëve.Situatën mund ta përmirësoj bashkëpunimi i familjes me institucione çerdhe, kopësht shkollë, shoqata dhe pushtetit vendor. Gjithashtu politikat e arsimit e shëndetësisë ndihmojnë familjen dhe personle që merret me trajktimin e atuzmit. 2 prilli është dita borërore e autizimit dhe ngjyra simbolike është Bluja ku fondacioni "Fëmijët shqiptar" po ashtu edhe instucionet kryesore në vend ndizen me këtë ngjyrë.