Alarm fals për bombë në qendrën e kolaudimit të mjeteve në Shkozet

Një telefonatë në sallën operative të policisë së qarkut të Durrësit për vënie bombe në ambjentet e brendshme të qendrës së kolaudimit të automjeteve ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e policisë së Durrësit, të cilat kanë shkuar urgjentisht në vendngjarje.Telefonata është bërë rreth orës 08.20 minuta dhe policia në një kohë të shkurtët ka rrethuar në një perimeter prej rreth 500 m zonën duke blokuar çdo lëvizje mjetesh dha kalimtarësh.Gjithashtu ka evakuuar urgjentisht nga ambjentet e brendshme të gjithë personelin e qendrës së kolaudimit ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat Renea, si dhe specialistë  antieksploziv.Pas një kontrolli të imtësishëm të ambjenteve të jashtme dhe atyre të brendshme të qendrës së kolaudimit,ka rezultuar që territory ka qenë i pastër dhe që bëhej fjalë për një alarm fals.Një ngjarje e kësaj natyre është regjistruar dhe 2 muaj më parë në ambjentet e pallatit të kulturës "Aleksander Moisiu" në Durres gjatë një takimi të degës së PDIU. Edhe në këtë rast alarmi për bombë ishte fals.