Largimi i LSI-së nga koalicioni, Berisha: Çdo forcë bën zgjedhjen që dëshiron

Kryeministri, Sali Berisha, duke reaguar sot në rrjetin social “Facebook” pas lajmit për largimin e LSI-së nga qeveria.Në një mesazh në profilin e tij, kryeministri Berisha thekson se çdo forcë politike është e lirë të bëjë  zgjedhjen që dëshiron.“Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI do të vendosë të lërë qeverine. Qendrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të madha në periudhe elektorale” thekson kryeministri.Shefi i qeverisë gjithashtu garanton se asgjë nuk do të cënojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.“Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cënojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Së dyti, dua të garantoj qytetarët se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do të respektohet me rigorozitet në frymën dhe gërmën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punojë me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit” shkruan kryeministri