Halimi prezanton në komisionin e ligjeve paketën e drejtësisë civile
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka prezantuar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve paketën e drejtësisë civile.Në fjalën e tij, ministri ka theksuar se ndryshimet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile, synojnë garantimin e një shërbimi cilësor për qytetarët dhe veprimtari me efektive të gjykatave.“Nuk do të ketë më dëshmi trashgimnie në gjykata. I japim fund shpenzimeve prej 300 mijë lekë dhe tre muajve kohë të harxhuara në gjykatë. Nuk do të ketë më as vendime gjyqësore të veçanta për urdhëra ekzekutimi. I japim fund edhe shpenzimeve prej 250 mijë lekë për një vendim gjyqësor urdhër ekzekutimi dhe javëve të tëra pune” theksoi Halimi.Sipas tij, gjyqtarët do të kenë më pak çështje për të gjykuar dhe si rezultat,do të gjykojnë më shpejt çështjet e tjera.“Përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët. Kjo paketë duhet mbështetur nga të gjithë” është shprehur Halimi.