KQZ, më 13 prill zhvillohet votimi testues për Fierin

Me 13 prill do të zhvillohet një proces votimi testues për numërimin elekronik në qarkun e Fierit.Me propozimin e sjellë nga administrata e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve parashikohet që në këtë proces të përfshihen 6000 fletë votimi testuese sipas  formatit të miratuar nga KQZ-ja për votimin në qarkun e Fierit.Në fletët e votimit përfshihen maksimumi  42 subjekte politike në zgjedhje, por jo me emra konkretë të  partive politike në Shqipëri.Ndërkaq Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marë në shqyrtim të gjitha qendrat e votimit në ndërtesa private, në të gjitha qarqet e vendit.  Ky proces është shoqëruar me diskutime mes palëve në KQZ  ndërsa është theksuar domosdosshmëria e zbatimit të kodit të ri zgjedhor për këtë çështje.Gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit  qytetarët  shqiptarë pritet të drejtohen për të votuar së paku në 5500 qendra votimi.