PS zyrtarizon ftesën për bashkëpunim me LSI-në
Partisë Socialiste ka zyrtarizuar ftesën drejtuar Lëvizjes Socialiste për Integrim për koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit.Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së PS-së ndërsa mësohet se ftesa do të bëhet publike më vonë gjatë ditës. Gjithashtu pritet që të bëhen publike edhe temat ku do të fokusohet bashkëpunimi parazgjedhor.Sipas marrëveshjes që pritet të arrihet mes PS-së dhe LSI-së, forca kryesore e opozitës duket se ka pranuar që të votojë në parlament të tre ligjet dhe reformat e kërkuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.Zërat për marrëveshjen Rama Meta u paraprinë që nga e shtuna nga një seri thirrjes publike të përfaqësuesve të lartë të së majtës europiane, pikërisht për një bashkim mes dy forcave të majta. Të shtunën ishte presidenti i Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev, të dielën zëvendëspresidenti i parë i parlamentit Gianni Pittella, ndërsa dje ishte radha e presidentit të internacionales socialiste Jorgos Papandreu, që të kërkonte që të dy drejtuesit të linin pas krahëve divergjencat dhe të bashkoheshin për të garantuar fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.Ndërkohë pasditen e djeshme, Kryetari socialist Edi Rama mblodhi në një lokal në periferi të Tiranës stafin e tij më të ngushtë për të diskutuar e vendosur në lidhje me marrëveshjen me partitë aleate.Pas përfundimit të mbledhjes nuk u dha asnjë detaj për diskutimet që janë bërë gjatë saj por mendohet që në fokus të ketë qënë koalicionet paszgjedhore dhe çështja më e diskutueshme, ajo e aleancës së dy forcave më të mëdha politike të së majtës, PS dhe LSI.