Rama takim me shtabin elektoral të PS-së në një lokal të Tiranës

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka që prej orës 19:00 të pasdites së sotme, po zhvillon një takim me shtabin elektoral të PS-së në një lokal të Tiranës.Në  këtë takimi me Ramën janë të pranishëm figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste që organizojnë fushatën elektorale të kësaj partie.Mësohet se në takimin me kreun e Partisë Socialiste marrin pjesë Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Ben Blushi, Ditmir Bushati, kryetari i Bashkisë Elbasan dhe kryetari i Bashkisë Korçë.Në takim marrin pjesë gjithashtu Eduart Shalsi, Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë Durrës.Takimi i Ramës me shtabin elektoral, po zhvillohet një ditë para mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.Në këtë takim kryesocialisti Rama po diskuton në lidhje me aleancën parazgjedhore që Partia Socialiste duhet të krijojë, për të qenë më e sigurt në fitoren e pushtetit më 23 Qershor, dhe kryesisht në lidhje me vendimin nëse do të ketë një aleancë me LSI-në apo jo.Në datën 20 Mars, Edi Rama ka mbledhur në një takim rreth 34 parti, të cilat kanë pranuar të jenë pjesë e koalicionit me PS-në. Aleatëve në këtë koalicion u është paraqitur një një formulë bashkëpunimi, e cila do të bazohet në votat që do të sigurojë secila parti.Sipas kësaj formule këto parti do të bëhen pjesë e qeverisjes së përbashkët me Partinë Socialiste, vetëm nëse sigurojnë rreth 10 mijë vota në një qark, pra nëse ato vetë sigurojnë të paktën një deputet.