Basketboll NBA, rikthehet Dallas pas fitores ndaj LA Lekers

Dallas, kampionia e NBA dy sezone më parë, është zhdukur thuajse tërësisht nga radari gjatë kësaj periudhe "tranzicioni". Por  skuadra nga Teksasi po mundohet që pak nga pak të kthehet te lavdia e dikurshme, duke tentuar që si fillim të shkojnë në playoff.Ndaj fitorja 109-102 në kohën shtesë ndaj LA Klipërs ka qenë një sinjal i qartë se Dallas premton luftë deri në ndeshjen e fundit për të siguruar vendin e 8-të në Konferencën e Perëndimit, ndërsa aktualisht është vetëm një ndeshje larg LA Leikërs që mbajnë këtë pozicion.Dirk Novicki dha një paraqitje si në ditët e tij më të mira me 33 pikë e 9 topa në tabelë, duke u treguar vendimtar sidomos në lojën në mbrojtje ndaj Bleik Grifin, i cili është shumë larg formës së tij dhe në këtë ndeshje realizoi 14 pikë, nga të cilat 6 ishin gjuajtje të lira.Një tjetër ndeshje interesante e mbrëmjes së të martës ishte ajo e Nju Jork në fushën e Boston, e fituar nga skuadra udhëtuese me rezultatin 100-85. J. R. Smith shënoi 32 pikë dhe Karmelo Entoni shtoi 29 të tjera në këtë sukses që çoi Nju Jork në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.Siç qëndrojnë gjërat, ata mund të përballen në raundin e parë të playoff pikërisht me Boston që ka humbur 5 ndeshje radhazi dhe nuk po kalon një nga momentet më të mira falë dëmtimeve të lojtarëve kryesorë.