Portieri Berisha kërkohet nga Fulham

Paraqitja e shkëlqyer që portieri i kombëtares tonë Etrit Berisha bëri në ndeshjen ndaj Norvegjisë kanë bërë që ai të vihet nën shënjestrën e klubeve të mëdha europiane.Skuadra e parë e cila ka shprehur interesimin e parë ndaj portierit kosovar Etrit Berisha është ekipi i Fulhem që luan në Premier Ligë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze ku thuhet se drejtuesit e klubit të Fulhem po përgatisin një kontratë për gardianin e portës tonë. Fulham e kërkon patjetër një portier për edicionin e ardhshëm dhe Berisha është emri më i përlqyer nga drejtuesit e klubit. Niveli i lartë që ka treguar në ndeshjen e fundit me kombëtaren ka bindur plotësisht drejtuesit që të shfaqin interesimin për portierin e Kalmar.Për interesimin e skuadres londineze në drejtim të Berishas ka folur edhe Arben Kasolli, i cili është një zbulues dhe stërvitës portieresh në Holandë.Kasolli, i cili nga duart e tij ka nxjerrë shumë portierë për skuadrat e mëdha holandeze, thotë se Berisha është portier talent dhe në Premierligë do jetë një nga pikat kryesore për çdo klub të Fulhem në të ardhmen.