Mali i Zi barazon ndaj Anglisë

Mali i Zi ka barazuar 1-1 me Anglinë në Podgoricë duke vërtetuar se vendi i parë në Grupin H të eliminatoreve nuk është rastësor. Malazezët kanë shfaqur një lojë më të mirë se anglezët për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe rezultati ka qenë mëse i merituar në këtë takim mjaft emocionues.Uejn Runi, i ndëshkuar me karton të kuq herën e fundit kur kishte shkelur barin e stadiumit të Podgoricës, këtë radhë është hakmarrë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij që në minutën e 6-të. Por më pas kanë qenë vendasit që kanë kontrolluar lojën dhe kanë krijuar më shumë raste, ku Vuçiniç e Jovetiç kanë qenë shpesh të pakontrollueshëm nga prapavija e "tre luanëve".Pas trysnisë së vazhdueshme të vendasve ka ardhur edhe goli i barazimit me anë të Damjanoviç në minutën e 76-të, duke i dhënë Malit të Zi rezultatin që e mban në vendin e parë në grup, të shkëputur me dy pikë nga Anglia. Ballkanasit tani do të duhet të mbrojnë këtë pozicion në ndeshjet e ardhshme, ku një prej tyre është pikërisht në "Uembli" ndaj Anglisë.Në ndeshjet e tjera të dites së djeshme në grupin H  janë shënuar këto rezultate: Ukrain  - Moldavi 2-1.  Poloni - San Marino 5-0 dhe Mali I zi - Angli 1-1.Pas këtyre rezultateve kryeson renditjen Mali I Zi me 14 pikë I ndjekur nga Anglia me 12. Në vendin e tret dhe të katërt ndodhen Polonia dhe Ukraina me nga 8 pikë. Në vendin e 5 moldavia me 4 dhe mbyll renditjen San Marino me 0 pikë.