Mali i Zi - Angli, ballkanasit nuk u frikësohen "Tre Luanëve"

Një sfidë tjetër e rëndësishme në eliminatoret Brazil 2014 është edhe ajo mes Malit të Zi dhe Anglisë, kryesueve të grupit H dhe vendit të dytë në renditje. Ballkanasit që kanë 2 pikë më shumë se sa kombëtarja e Tre Luanve kërkojnë një tjetër fitore për të siguruar disi kualifikimin si kokë grupi dhe për të lënë pas një skuadër të madhe si Anglia që ka shpikur edhe futbollin. Pas fitores në Britani malazezët të udhëhequr nga dy yje si Vuçiniç dhe Jovetiç kërkojnë të suprizojnë përsëri Tre Luanët tashmë në shtëpinë e tyre. Në takimin e sotëm trajneri i Malit te Zi , Bernoviç pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-3-3. Në portë: Mladan Bozoviç. Në mbrojtje: Vladimir Bozoviç, Basa, Saviç dhe Volkov. Në mesfushë: Zverotiç, Novakoviç dhe Vukçeviç. Ndërsa në sulm do të jetë treshja: Kasalica, Vuçiniç dhe Jovetiç.Në kampin tjetër trajnerit të Anglisë Huxhson i rikthehet lojtari më i rëndësishem i skuadrës Runi. Ky i fundit pritet të ketë shumë probleme sidomos me tifozërinë Ballkanase për gjestin e bërë në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave ku u ndëshkua edhe me karton të kuq. Trajneri i Tre Launëve pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-2-3-1. Në portë: Hart. Në mbrojtje: Xhonson, Smolling, Leskot, dhe Eshlei Kol. Në qendër të mesfushës do të jenë dyshja: Xherard dhe Kleverlej. Ndërsa treshja Milner, Runi dhe Jang pritet të mbështesin në vijen e parë të sulmit bomberin Defo.Kjo ndeshje do të luhet në orën 21, ndërsa favorit nga kompanitë e basteve shihen Britanikët, fitorja e të cileve kuotohet me koefiçentin 1.8, barazimi 3.3, ndërsa fitorja e vendasve kuotohet me koefiçentin 4.4