Francë - Spanjë supersfida e eliminatoreve "Brazil 2014"
Në Paris sonte luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të elimintoreve Brazil 2014. Franca e teknikut De Shamp do të presë në shtëpi kampionët në fuqi të Europës dhe Botës, Spanjën për të të diskutuar kryesimin e grupit I. Tekniku i Gjelave e shëh këtë përballje si një nga mundësitë më të mira për të siguruar kualifikimin. Ai kërkon fitore të padiskutueshme ndaj iberikeve që ndeshjet e ardhme të shërbejnë vetëm për formalitet. Ndërsa nga an tjetër Spanja që do të ketë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje si Zhordi Alba kërkon rikthimin te fitorja pas tre barazimeve radhazi. Në kampin iberik të gjithë janë të bindur për rikthimin ndërsa janë të vetëdijshëm se transalpinët janë një kundërshtar i fort.Në këtë përballje trajneri i Francës De Shamp pritet të luajë me Formacionin 4-3-3. Në portë: Loris. Në mbrojtje: Evra, Sakho, Varan dhe Zhilet. Në mesfushë: Kabaje, Matuidi dhe Pogba. Në sulm do të jetë treshja: Riberi, Zhirud dhe Valbuena. Ndërsa Benzema pritet ta nisë lojën nga Stoli pasi nuk po kalon momente të mira me kombtaren.Në kampin tjetër tekniku i Spanjes Del Boskue pritet të luaj me të njëjtin formacion 4-3-3. Në portë: Valdes. Në mbrojtje: Monreal, Serxho Ramos, Pike dhe Arbeloa. Në mesfushë: Alonso, Buskets dhe Ksavi. Ndërsa në sulm do të jetë treshja: Iniesta, Fabregas dhe Pedro.Në këtë takim Del Boskue do të luajë si në Europian pa asnjë sulmues kryesor. Të dyja skuadrat vine në këtë përballje pas një serie rezultatesh pozitive. Franca pas 13 të tillash ndërsa Spanja pas 19 sfidash pa njohur disfatë. Ndeshja luhet në orën 21 në "Sta De Franc" iberikët shihen më të favorizuar pasi kuotohen me kefiçentin 2.4, barazimi 3.15 ndersa fitorja e vendasve me kuotohet me koefiçentin 2.7.