Neymar parakontrat me Barcelonën që në vitin 2011

Nëse vendos të largohet nga Santos ylli brazilian Neimar do të veshë fanellën e Barcelonës. Kështu shkruajnë mediat spanjolle sipas të cilave, Neimar ka nënshkruar një parakontratë private me drejtuesit e Barcelonës që në nëntor të vitit 2011.Sipas kësaj kontrate të nënshkruar dhe që vetëm tani është bërë publike thuhet se pas largimit nga Brazili, tallenti i këtij kombi do të nënshkruajë një kontratë vetëm Barcelona.Sipas mediave Iberike thuhet se në parakontratë janë parashikuar edhe masa nëse ajo shkelet nga palët, deri në ndjekje penale.Tashmë është e sigurt që Neymar në të ardhmen do të veshë fanellën e Katalanasve për të formuar një dyshe përfekte me yllin argjentinas lionel Messi.Skuadrat e tjera të interesuara për kartonin e Brazilianit të Santos tashmë pritet të tërhiqen nga gara pasi ai do të veshë vetem fanellën e Barcelonës në të ardhmen. Vetë lojtari prej kohësh ka shprehur simpatin për ekipin e drejtuar nga Vilanova ndërsa pritet që në merkaton e verës të kalojë në radhët e Katalanasve. Kjo mund tjetë goditja më e madhe e Presidentit Rosell që kërkon të mbajë skuadrën në nivele sa më të larta për të vazhduar dominimin në futbollin ndërkombëtar.