Tjetër brazim për Brazilin në ndeshjen ndaj Rusisë

Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Rusisë ka përfundur në barazim 1-1. Pas barazimit me Italinë para pak ditesh kombëtarja e Seleçaos koleksionon një tjetër barazim duke treguar se rruga drejt fitores është shumë e vështirë për 5 herë kampionët e Botës.Luiz Felipe Skolari duket se nuk po arrin të bëjë mrekullinë me Brazilin dhe të gjejë formulën e duhur për të kthyer këtë kombëtare në nivelet më të larta. Këtë fakt e ka treguar barazimi i radhës i Seleçaos, ndaj Rusisë në miqësoren e luajtur në Londër.Përballë skuadrës së Kapelos, Brazili ka qenë zhgënjyes dhe nuk ka arritur thuajse asnjëherë të tregohet i rrezikshëm ndonëse në fushë kishte emra si Fred, Neimar, Kaka dhe Oskar. Brazilianët edhe pse dominuan në qarkullimin e topit nuk arritën ta fitonin ndeshjen duke u mjaftuar me një barazim.Për më tepër, ishte kombëtarja ruse ajo që shënoi e para me anë të Faizulin në minutën e 73-të, pasi mbrojtësit kundërshtarë kishin larguar gjuajtjet e tij tre herë në vijën fatale të portës.Për të shpëtuar nderin e Seleçaos mendoi ish sulmuesi I Lion, Fred, i cili shënoi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes golin e barazimit, që gjithsesi nuk ka shërbyer si ngushëllim për kombëtaren e Skolarit, i cili nuk i është gëzuar ende një fitoreje që nga momenti kur mori drejtimin e ekipit.Vështirësitë e Brazilit për të gjetur fitoren e parë nën drejtimin e Skolarit kanë bërë që shumë tifozë të kësaj skuadre të humbasin besimin që kombëtarja e tyre të dominojë në Botërorin Brazil 2014 edhe pse ka shumë kohë në dispozicion për të përmirësuar gjërat.