Maltë - Itali, "Axurrët" premtojne Goleadë

Pas një barazimi brilant ndaj Brazilit në miqsore kombëtarja e italisë rikthehet për të luajtur ndeshjen e eliminatoreve Brazil 2014 kundër një ekipi Amator si Malta. Me Balotelin dhe shumë emra të tjerë në përbërje të kaltrit premtojnë një fitore me Goleadë ndaj ishullorëve për të vazhduar rrugën drejt Brazil 2014. Ashtu siç pritej në përbërjen e kombëtares të kaltër sonte do të shohim në fushë një numër të madh lojtarësh që luajnë me Juventus dhe Milan. I vetmi dyshim për pranelin në mbrëmjen e sotme është aktivizimi i Xhakerinit apo Çerçit në vijën e parë të sulmit edhe pse sulmuesi i Torinos shihet më në avantazh.Në përballjen e mbrëmjes së sotme trajneri i Maltës pritet të luajë me formacionin: 4-4-2. Në portë: Hog. Në mbrojtje: Ajus, Dimek, Karuana dhe Faila. Në mesfushë: Herrera, Shiberas, Brifa dhe Fenek. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Shembri dhe Mifsud.Ndërsa në kampin tjetër trajneri Prandeli pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-3-3. Në portë: Bufon. Në mbrojtje: Abate, Barzalji, Bonuçi dhe De Shilio. Në mesfushë: Markizio, Pirlo dhe Montolivo. Ndërsa në sulm pritet të luaj treshja: El Sharaui, Baloteli dhe Çerçi.Ndeshja do të luhet në orën 20 e 45. Italia shihet e superfavorizuar në këtë takim i cili pritet të shoqërohet me Goleadë ku Baloteli dhe El Sharaui kanë shanset më të mira për të rritur numrin e golave me fanellën e kaltër.