Marotta: Ibra nuk vjen te Juventus, gati kontrata për Conte

Drejtori i Përgjithshëm i Juventus, Pepe Marotta në një itnervistë për mediat Italiane ka folur për momentin e mirë që po kalon skuadra dhe për merkaton. Ndër shumë pika të prekura nga ai edhe verdiktin e tij në lidhje me mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç në Torino. Sipas tij kjo mundësi nuk ekziston pasi Ibra nuk është dhe nuk do të jetë në planet e Bardhezinjve."Në këto momente jami të lumtur për skuadrën që kemi, jemi të përqëndruar si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, pasi janë dy objektivat madhore te sezonit". Në lidhje me merkaton ai u shpreh se: Më vonë do të mendojmë për të, e rëndësishme për momentin është ecuria e skuadrës në kampionat dhe përballja me Bajernin në Champions League. Duhet të studiojmë mirë kundërshtarin dhe të punojmë shumë për të arritur një rezultat që në ndeshjen e parë. Në futbollin e organizuar e rëndësishme është të kesh kulturën e të punuarit fort, kjo nevojitet për të patur vazhdimësi dhe fitore. Për Ibrahimoviçin nuk jemi të interesuar. Në vitet e fundit ne kemi në strategji për të mos shpenzuar shumë dhe për të mbajtur skuadrën në nivele të larta. Nuk është e thënë që duhet një superlojtar për të ndërtuar skuadër fituese dhe ne e kemi treguar këtë. Neve na nevojiten lojtarë që përshtaten me skuadrën. Në fund drejtori sportiv i Zonjës së vjeter ka folur edhe për të ardhmen e Kontes. "Do të qëndrojë këtu, për rinovimin nuk është asnjë problem pasi do të gjendet një gjuhë e përbashkët", u shpreh drejtuesi i "Zonjës së Vjetër". Ndërsa mediat italiane flasin se Juventus do t’i garantojë Kontes një kontratë stratosferike për qëndrimin e gjatë te Juventusi.