Super Baloteli i jep fitoren Italisë ndaj Maltës

Italia anti-Maltë është e përbërë nga blloku Juventus-Milan ka funksionuar më së miri për të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Maltes dhe për të vazhduar kryesimin e grupit B. Të kaltrit kan fituar në transfertë ndaj maltezëve me rezultatin 0-2 duke treguar epërsin ndaj një skuadre amatore. Me Balotelin në një formë të shkëlqyer të besuarit e Prandelit nuk e kanë të vështirë të gjejnë rrjetën dhe të sigurojnë fitoren.Sulmuesi i Milanit kaloi në avantazh Italinë që në minutën e 8-të me anë të një 11-metërshi. Pak minuta më vonë janë vendasit që kanë rastin më të mirë për të rikthyer gjithçka në barazpeshë por Bufon bëhet heroi i ndeshjes duke pritur penalltinë e Mifsud. Sulmuesi i maltez ishte i pafat edhe pak minuta më vonë, kur gjuajtja e tij u ndal nga traversa. Për të zgjidhur ndeshjen dhe për të vulosur fitoren mendon përsëri Baloteli me golin e dytë në minutën e fundit të pjesës së parë.Në pjesën e dytë edhe pse rastet nuk do të mungonin rezultatin nuk do të ndryshonte. Falë një dopiete të Mario Balotelit kualifikimi për në Botërorin "Brazil 2014" është gjithmonë e më pranë për Axurret pasi Italia vazhdon të kryesojë grupin B. Me dygolëshin e shënuar ndaj maltes Baloteli e çon në 8 numrin e golave të tij me përfaqësuesen.Në ndeshjet e tjera të Grupit B janë shënuar këto rezultate: Armenia u mund në shtëpi nga Republika Çeke me rezultatin e paster 3-0. Ndërsa Danimarka dhe Bullgaria ndan mes tyre një barazim 1-1.Pas këtyre rezultateve Italia e Prandelit kryeson grupin me 13 pike e ndjekur nga Bullgaria me 10 pikë, Çekia me 8, Danimarka me 6, Armeneia me 3, ndërsa mbyll renditjen Malta me 0 pikë.