Mourinho: Nëse largohem do rikthehem te një ish klub
Hoze Murinjo ka lënë të kuptohet se në verë mund të bëjë një transferim të bujshëm në një nga ish-skuadrat e tij, Çelsi apo Inter. Trajneri portugez ka pranuar se është e vështirë që të kërkojë një aventurë të re, ndërsa po mendon më shumë për një rikthim te një skuader ku ka qenë më përpara."Nuk është e lehtë për familjen time, ndaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Pas Anglisë, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës, nuk është e lehtë të gjesh destinacione të tjera", tha Murinjo."Destinacioni mund të jetë një vend ku unë kam drejtuar më parë. Mund të ndodhin gjëra që ju as mund t'i imagjinoni", ishte komenti i trajnerit portugez para gazetarëve në vendlindje.Murinjo mendohet se ka zhvilluar që tani bisedime me dy klube, Çelsin dhe PSG. Mediat angleze spekulojnë se ka pasur një "takim sqarimi" mes tij dhe Roman Abramoviç, për kthimin te klubi londinez me të cilin fitoi 6 trofe në 3 sezone.Ndërkohë, menaxheri i tij Horge Mendez, ka folur me drejtuesit e PSG për transferimin e mundshëm në Paris gjatë merkatos së verës, edhe pse Murinjo kërkon një kampionat shumë prestigjioz. Zgjidhja e fundit mund të jetë Interi, me Masimo Moratin që pavarësisht mohimit publik, nuk do të ishte kundër kthimit të portugezit në drejtimin e zikaltërve.