Gjermania mund lehtësisht Kazakistanin, shënojnë 3 lojtarët e Dortmund
Gjermanët kanë mundur 4-1 Kazakistanin, duke treguar përsëri se kanë arritur të përshtaten mjaft mirë me skemën e re pa sulmues të mirëfilltë. Edhe këtë radhë, meritë të jashtëzakonshme për suksesin ka grupi i lojtarëve të Borusia Dortmund me Rojs, Gëtze dhe Gyndogan të cilet kanë qenë autoret e golave të kësaj sfide.Tashmë Pancerat kanë hedhur një hap të sigurtë drejt "Brazil 2014? pasi janë shkëputur me 8 pikë në rënditje nga vendi I dytë. Gjermania fitoi ndeshjen e 6-të kualifikuese, ndoshta jo duke shkëlqyer ndaj Kazakistanit, por rezultati 4-1 flet vetë. Ata që lanë gjurmë në këtë takim ishin të gjithë lojtarë të Dortmundit: Dopietë e Rojs që hap serinë e golave dhe e mbyll atë në minuten e 90.Ndërsa emrin në listen e golashënuesve të gjermanisë e shënojnë edhe Gëtse dhe Gyndogan. Goli i ekipit të Kazarkistanit, më shumë sesa për meritë të tyre, erdhi falë gafës së portierit Nojerit, ndërsa Shmidtgal përfiton nga rasti për të shkurtuar diferencën. Nga ana e tij, Joakim Lëv është i kënaqur në përgjithësi nga ajo që Gjermania e tij dha kundër Kazakistanit, pavarësisht se ka rezerva. "Pjesa e parë ishte pozitive, sepse arritëm të krijonim shumë raste. Në të dytën humbëm shumë nga përqendrimi dhe saktësia.", - tha Lëv pas ndeshjes.Në ndeshjen tjetër të grupit C Irlnda dhe Austria ndan mes tyre një barazim 2-2.Pas këtyre rezultateve kryeson Grupin C Gjermania me 16 pikë. Me 8 pikë ndodhen në renditje Austria, Suedia dhe Irlanda. Në vendin 5 ndodhet Kazakistani me 1 pikë ndërsa mbyll renditjen Ishujt Faroe me 0 pikë.