Gjermani - Kazakistan formacionet e mundshme

Gjermania pritet të shënojë një tjetër fitore në eliminatoret Brazil 2014. Kundërshtari i "Pancerave" do të jetë i një rangu të lehtë pasi përballë do të jetë skuadra e Kazakistanit, një skuadër kjo amatore po ta krahasojmë me Gjermaninë e madhe. Kjo ndeshje vjen mënjëherë pas asaj të tre ditëve më parë ku Gjermania siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë pikërisht kundër Kazakistanit. Edhe pse një ndeshje e lehtë në leter Lëv pritet që në këtë takim të aktivizojë lojtarët kryesorë.Ndaj ish sovjetikëvë trajneri i Gjermanisë pritet që të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Nojer. Në mbrojtje: Shmeltzer, Mertesaker, Boateng dhe Lam. Në qendër të mesfushes do të jenë Gyndogan dhe Khedira. Ndërsa treshja: Rojs, Ozill dhe Myler pritet të mbështesin sulmuesin e vetem në sulm Gëtse.Në kampin tjetëri i skuadrës së Kazakistanit pritet të luajë me formacionin: 4-4-1-1. Në portë: Sidelnikov. Në mbrojtje: Engel, Muktarov, Logvinenko dhe Gorman. Në mesfushë: Khairulim, Xholshev, Bazhanov dhe Nurdauletov. Në sulm Shmitgal do të mbështesë Ustapenko .Kjo ndeshje do të luhet në orën 20 e 45. Gjermania shihet si skuader superfavorite nga kompanitë e basteve ku pas fitores në transfertë ajo në shtëpi nuk llogaritet fare.